Messi u interesua për Arsenalin
Lionel Messi ishte interesuar për një transferim të mundshëm në Arsenal, duke kërkuar informata për klubin anglez. Por, në fund ai e vazhdoi kontratën me Barcelonën.
Sport
Lionel Messi ishte interesuar për një transferim ‘shokues’ në Arsenal, para se ta nënshkruante kontratën e re me Barcelonën, vetëm dy muaj më parë.
Ylli argjentinas e vuri të zezën mbi të bardh vetëm në muajin maj, pasi më parë e kishte refuzuar një gjë të tillë, për shkak të bonuesve.
E përditshmja spanjolle Vozpopuli, e cila njoftoi e para për transferimin e Alexis Sanchez në Arsenal, thotë se Messi po e konsideronte seriozisht transferimin në Emirates Stadium, para se të vendoste më pas përfundimisht të qëndrojë në Camp Nou.
Kjo gazetë shkruan se Messi ka folur me Cesc Fabregas për kohën e tij në Arsenal, duke marrë edhe informata tjera për një lëvizje eventuale në Londër.
Ai duket se e kishte autorizuar edhe menaxherin e tij të diskutojë me Gunners, por Barça ishte e shpejtë dhe intervenoi me kohë.
Messi e kishte mundësinë t’i bashkohej Arsenalit para se të transferohej në akademinë e Barcelonës, ndërsa e pranon se është admirues i madh i trajnerit Arsene Ëenger dhe i metodave të tij të lojës.
Ndoshta një ditë, ata do të bëhen bashkë…