Krkic drejt Olympiakosit

Bojan Krkic nuk do të mbetet në Barcelonë. Sulmuesi spanjoll do të huazohet tek skuadra greke, Olympiakos për një sezon.

Sport

18/07/2014 17:40

Bojan Krkic nuk po mund t’i bind assesi drejtuesit e Barcelonës që ta mbajnë në ekip. Sulmuesi spanjoll po huazohet vazhdimisht nga klubi.

Pasi i provoi Romën, Milanin e Ajaxin, Bojan do të huazohet përsëri. Sipas të së përditshmes spanjolle, “El Mundo Deportivo”, Krkic do të luajë një sezon tek skuadra greke, Olympiakos.

Ndër të tjera, interesim për të ka shprehur edhe klubi anglez, Stoke City. Bojan konsiderohej si njëri prej talentëve më të mëdhenj të Barcelonës.