Reali e City, në garë për Pogban
Paul Pogba mund të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere. Mesfushori francez kërkohet nga disa skuadra, përfshirë këtu edhe Real Madridin dhe Manchester Cityn.

Sport
Paul Pogba është njëri prej lojtarëve të rinj më të kërkuar në tregun veror. Ofertat për mesfushorin francez nuk mungojnë.
Sipas të së përditshmes franceze L’Équipe, Real Madrid e Manchester City janë dy ekipet që e kërkojnë më së shumti ish futbollistin e Manchester Unitedit.
Juventusi ndërkohë mund t’ia kërkojë Realit në shkëmbim mesfushorin argjentinas, Angel Di Maria, plus para për përfaqësuesin francez.
Ndërkaq, Citizens e shohin të riun francez si zëvendësues ideal të Yaya Toure, i cili mund të largohet nga Etihad Stadium gjatë verës.
Pogba ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2016, por për momentin nuk e ka ndërmend të negociojë për vazhdimin e saj.