FIFA: S’ka kurdisje në Botëror
Deri më tani nuk ka pasur asnjë ndeshje të kurdisur në Kampionatin botëror. Për këtë është e sigurt zëdhënësja e FIFA-s, Delia Fischer.
Sport
Zëdhënësja e FIFA-s, Delia Fischer ka përjashtuar mundësinë e kurdisjes së ndeshjeve gjatë Kampionatit botëror 2014.
Së fundmi, qarkulluan dyshime se shtatë futbollistë të Kolumbisë ishin të përfshirë në manipulimin e rezultateve në takimet e tyre në kuadër të Grupit A, e sidomos humbjen 4:0 në duelin e fundit me Kroacinë.
Mirëpo, Fischer ka insistuar se FIFA nuk ka gjetur asnjë dëshmi për kurdisje në Botëror.
“Kemi kërkuar nga ‘Der Spiegel’ që të na dërgojë të gjitha informacionet që ka, dhe pas vlerësimeve kemi ardhur në konkludim se nuk ka dëshmi për të përkrahur dyshimet, për asnjë ndeshje”, deklaroi Fishcer.
Federata e Futbollit të Kamerunit po ashtu është zotuar se do të hetojë ekipin dhe futbollistët në fjalë, të dyshuar për përfshirë në skandal.