Frizura e Ronaldos për fëmijën e sëmurë
Cristiano Ronaldo u paraqit me frizurë të re kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës për hir të një fëmije të operuar nga tumori, të cilit ia kishte paguar ndërhyrjen kirurgjike.

Sport
Cristiano Ronaldo u paraqit me një frizurë të re, të çuditshme, në ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fakt, ylli i Portugalisë u kritikua për stilin e ri të flokëve, që u përshkrua edhe si një prej më të këqijave në Brazil.
Mirëpo, sipas mediave botërore, Ronaldo e bëri frizurën në shenjë sensibilizimi për një fëmijë, 19 muajsh, i cili kohë më parë u operua për të hequr tumorin nga koka.
Pikërisht Ronaldo ishte ai që pagoi operacionin e fëmijës, ndërsa tani vazhdon të mendojë për të.