Pse shqiptarët nuk e këndojnë himnin e Zvicrës?

Valon Behrami pranon se ai dhe futbollistët e tjerë shqiptarë nuk e këndojnë himnin e Zvicrës, sepse më tepër janë të përqendruar të japin maksimumin në fushë.

Sport

22/06/2014 14:11

Mesfushori Valon Behrami ka treguar arsyet pse ai dhe shqiptarët e tjerë, anëtarë të Përfaqësueses së Zvicrës, nuk e këndojnë himnin para ndeshjeve.

“Unë, Shaqiri, Xhaka, Xhemajli e Mehmedi kemi folur shumë për ekipin dhe himnin, por kjo nuk ndikon asgjë. Me rëndësi është që të japim maksimumin në fushë”, deklaroi Behrami për të përditshmen britanike The Independent.

Behrami dhe shokët e tij nuk e këndojnë himnin e Zvicrës dhe kjo u vërejt edhe në ballafaqim me Ekuadorin në duelin e parë të Grupit E në Kampionatin botëror.

“Unë kam karakter kosovar, por në kokë jam zviceran, për mënyrën e jetesës. Është një kombinim”, u shpreh Behrami.