Komisioneri i AKR-së është marrë në pyetje nga policia

E plotësuar: Zyrtari për informim i AKR-së në Gjakovë, Ali Tafarshiku, i kontaktuar përmes telefoni ka mohuar të ketë pasur arrestime të komisionerit të tyre në qendrën e votimit në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, numër 0201c.

Lajme

08/06/2014 11:31

Tafarshiku tha se komisioneri i AKR-së, Admir Dafota, vetëm është marrur në pyetje nga policia, më pastaj është lënë i lirë dhe ka vazhduar punën e tij.

Sipas tij ai nuk ushtronte presion mbi votues por vetëm kryente asistencë për dy të moshuar, ndërkohë komisioneri i AAK-së ka raportuar në polici për presion.

Nga ana tjetër Tafarshiku tha se procesi i votimit në Gjakovë kryesisht është i rregullt, përveç, sipas tij, në disa raste ka tendenca manipulimi tek votuesit e komuniteteve RAE nga ana e personave të subjektit politik AAK.

Këta të fundit e kanë mohuar një gjë të tillë dhe thanë përGazetaPlus.net, se këto janë vetëm inate politike të AKR-së dhe me anë të këtyre propagandave ata po mundohen ta fshehin arrestimin e komisionerit të tyre. /GazetaPlus/

———————————————————————-

Arrestohen dy komisionerë për presion ndaj votuesve

Në Gjakovë, dy komisionerë, njëri i Aleancës Kosova e Re dhe tjetri nga minoritetet, janë arrestuar nga policia.

Korrespodenti i GazetaPlus.net në Gjakovë raporton për dy të arrestuar në qendrën e votimit në gjimnazin “Hajdar Dushi” 0201c.

“Të arrestuarit janë, njëri komisioner i AKR-së dhe tretri i minoriteteve në këtë qendër”, shkruan GazetaPlus.net.

“Policia i ka arrestuar këta komisioner rreth orës 09:00, pasi që ushtronin presion mbi votues për të votuar subjektin politik AKR dhe kandidatet e saj”.