Tifozët e Man Utd bëjnë shaka me Liverpoolin
Sezoni në Premierligë ka përfunduar, por jo edhe ngacmimet mes tifozëve. Përkrahës të Manchester Unitedit, nëpërmjet një transparenti të shpalosur në një aeroplan, kanë bërë shaka në llogari të rivalit Liverpool.
Sport
Nëse ekziston një gjë e keqe nga sezoni i sapo përfunduar i Premierligës, janë tifozët që kanë gjetur një mënyrë të re për të ngacmuar rivalët me paraqitjen e transparenteve në aeroplanë.
Së pari pamë tifozë të Manchester Unitedit duke angazhuar një aeroplan për të shpalosur një mbishkrim me thirrjen për largimin e David Moyesit mbi Old Trafford, para rrëshqitjes së famshme të kapitenit të Liverpoolit, Steven Gerrard në duelin kundër Chelseas.
Por, tani ka dalë një tjetër. Tifozë të Unitedit kanë angazhuar një aeroplan për të shpalosur një transparent që ngacmon përfundimin e sezonit për Liverpoolit ku ata kapitulluan në fund dhe humbën garën për titull nga Manchester City.
“Giggs 13 – Gerrard 0 – MUFC 20 times”, shkruante në të, duke përshkruar dominimin e Unitedit ndaj Reds, në periudhën e fundit të ligës.