90 milionë euro, City zyrtarizon blerjen e futbollistit kroat

Skuadra e Manchester Cityt është duke bërë një goditje të madhe gjatë kësaj merkatoje të verës. Kampioni i Premier League përmes një video të publikuar në rrjetet sociale ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Kroacisë, Josko Gvardiol, shkruan Lajmi.net Gvardiol pritet t’i bashkohet Manchester Cityt nga skuadra e RB Leipzig. Mbrojtësi kroat i…

Sport

05/08/2023 11:14

Skuadra e Manchester Cityt është duke bërë një goditje të madhe gjatë kësaj merkatoje të verës.

Kampioni i Premier League përmes një video të publikuar në rrjetet sociale ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Kroacisë, Josko Gvardiol, shkruan Lajmi.net

Gvardiol pritet t’i bashkohet Manchester Cityt nga skuadra e RB Leipzig.

Mbrojtësi kroat i kushtoi Cityt 90 milionë euro dhe ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028./Lajmi.net/