9 gjërat që do ju bëjnë më të mirë udhëtimin me aeroplan

Cilat janë gjërat që do ju bëjnë udhëtimin tuaj më të mirë?

Fun

14/02/2020 13:09

Është mrekulli e shkencës se si është mundësuar udhëtimi nga aeroplani në aeroplan në mënyrë që të kryejmë punë më shpejtë apo thjesht edhe për dëshirën tonë, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

  1. Nuk është mirë që të udhëtoni nëse jeni të sëmurë. Nuk preferohen udhëtimet në qoftë se jeni të sëmurë, kjo pasi që mund të infektoni udhëtarët e tjerë që gjinden në të njëjtin aeroplan.
  2. Udhëtoni më shumë në vende të vogla. Ndërsa shërbimi i linjës ajrore nuk mund të garantojë zhvillimin ekonomik në qytete më të vogla, “mungesa e shërbimit mund të pengojë aftësinë e një qyteti për të tërhequr biznes të ri,” thotë historiani i aviacionit Janet Bednarek, një profesor në Universitetin e Dayton në Ohio.
  3. Përmirësoni kontrollin e sigurisë së aeroportit. Jo të gjithë mund ose do të marrin pjesë në TSA ‘Pre-Check’, historiani i aviacionit Bednarek uron që ne të mund të hartonim zonat e sigurisë me shpresën që njerëzit do të hiqnin këpucët, laptopët dhe sendet e tjera para se të shqyrtonin dhe ri-paketonin më pas, transmeton lajmi.net.
  4. Bëni aeroportet më të rehatshme dhe më të qeta. Aeroportet kryesore janë më keq se një qendër tregtare e viteve 1980 në lidhje me turmat, zhurmën, menaxhimin e hapësirës me pakicën dhe mbingarkesën.
  5. Bëni portat të duken më bukur. Karriget afër portave për pasagjerët duhet të jenë të mira, në mënyrë që ti mundësojnë pasagjerëve një qëndrim më të rehatshëm deri sa ata presin dhe të mos shkaktojnë rrëmujë.
  6. Jepuni hapësirë këmbëve në aeroplan. Siç dihet ulëset e aeroplanit janë shumë të ngushta dhe shkaktojnë një qëndrim jo të rehatshëm e sidomos për këmbët tona. Kjo do të ishte shumë e bezdisshme në qoftë se do të udhëtonit shumë larg.
  7. Përditësoni vendet për karikim. Sigurisht karikimi i telefonave është i nevojshëm gjatë një udhëtimi, duke përfshirë edhe atë në aeroplan.
  8. Bëni zhvillime të rëndësishme. Në një farë mënyre, industria e linjave ajrore është po aq e madhe dhe e fortë sa është sepse rregulloret që synojnë sigurinë e fluturimit ndihmuan në heqjen e një prej faktorëve më të mëdhenj që i mban njerëzit të bëhen pasagjerë – frika.
  9. Krijoni më shumë qëndrueshmëri për udhëtimet e ardhshme me aeroplan. Duke marrë parasysh ndodhitë e fundit me stuhi por edhe aksidentet e ndryshme që pësojnë me fatalitet, ju duhet të krijoni një qëndrueshmëri dhe besim që udhëtimi juaj do të shkojë për mrekulli. /Lajmi.net/