8 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Isak Zhitia
Isak Zhitia ishte pjesëmarrës dhe organizator i demonstratave të viteve ’80, pjesëmarrës në aksionin gjithëkombëtar për pajtimin e gjaqeve, si dhe redaktor gjatë luftës në Agjencinë e Lajmeve KosovaPress. Pas mërgimit në Perëndim, ai ishte ndër organizatorët dhe veprimtarët e njohur të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK). Ishte gjithashtu anëtar i redaksisë së gazetës “Zëri…
Lajme
Isak Zhitia ishte pjesëmarrës dhe organizator i demonstratave të viteve ’80, pjesëmarrës në aksionin gjithëkombëtar për pajtimin e gjaqeve, si dhe redaktor gjatë luftës në Agjencinë e Lajmeve KosovaPress.
Pas mërgimit në Perëndim, ai ishte ndër organizatorët dhe veprimtarët e njohur të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK). Ishte gjithashtu anëtar i redaksisë së gazetës “Zëri i Kosovës”, ndërsa me fillimin e luftës çlirimtare u angazhua në strukturat e saj, duke qenë edhe anëtar i Fondit “Vendlindja Thërret”.
Me fillimin e punës së KosovaPress-it dhe deri në përfundim të luftës, Isak Zhitia u angazhua si redaktor në zyrën e KosovaPress-it në Zvicër, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Ai punonte pothuajse 24 orë në ditë në marrjen e informacioneve nga Berisha dhe zonat e luftës, përpunimin e tyre dhe publikimin në KosovaPress.
Lexo edhe: Ju dha lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare Isak Zhitia

Isak Zhitia, së bashku me të gjithë të tjerët e angazhuar në KosovaPress, nuk e ndalën punën për asnjë moment. Informacionet merreshin përmes telefonit dhe faksit nga Berisha, nga Shtabi i Përgjithshëm, nga të gjitha zonat e luftës, si dhe nga Evropa dhe bota. Pasi rishkruheshin dhe përpunoheshin, ato publikoheshin në faqen e KosovaPress-it në gjuhën shqipe, angleze, gjermane dhe frënge.
Falë punës së Isak Zhitias dhe të gjithë atyre që ishin të angazhuar në mediat e luftës si dhe falë mbrojtjes së fuqishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, armiku nuk arriti ta shuante zërin e KosovaPress-it dhe informacionin nga lufta çlirimtare.