74 paraqitje, 32 gola – Bilanci i Messit gjatë periudhës dyvjeçare te PSG-ja

Lionel Messi përfundimisht do të largohet nga Paris Saint-Germain pas përfundimit të sezonit në Ligue 1. Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier ka konfirmuar largimin e Messit nga “Parku i Princave”, përcjell lajmi.net. “Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Do të jetë ndeshja e fundit e Leos në…

Sport

01/06/2023 14:23

Lionel Messi përfundimisht do të largohet nga Paris Saint-Germain pas përfundimit të sezonit në Ligue 1.

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier ka konfirmuar largimin e Messit nga “Parku i Princave”, përcjell lajmi.net.

“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Do të jetë ndeshja e fundit e Leos në Parc des Princes kundër Clermont” – tha trajneri Galtier në konferencë për media.

Messi iu bashkua gjigantit francez në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë pas largimit nga Barcelona.

Që nga edicioni 2021/22 kur iu bashkua Paris Saint-Germainit, Messi ka regjistruar 74 paraqitje.

35-vjeçari gjatë 74 paraqitjeve ka realizuar 32 gola në të gjitha garat, krahas 34 asistimeve.

Me ardhjen e Messit në Paris, PSG-ja u llogarit si favoriti kryesor për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, as ardhja e Messit nuk iu kreu punë parisienëve të cilët dështuan keq në dy edicionet që prej argjentinasi iu bashkua atyre./Lajmi.net/