72 vjet nga dita kur Real Madrid i shpëtoi rënies nga La Liga në xhiron e fundit
Mund të duket e pabesueshme, por sot 72 vite më parë, Real Madrid ishte afër të zbriste në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
Sport
‘Los Blancos’ në sezonin 1947-1948, ishin në prag të rënies nga kategoria, dhe shpëtimi erdhi vetëm pas një fitore të tyre në xhiron e fundit.
Real Madrid kishte mposhtur 2:0 Real Oviedon, për t’i shpëtuar një katastrofe të madhe.
Renditja përfundimtare i pa ata në pozitën e katërt nga fundi, duke shmangur rënien me 21 pikë (6 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje), me 39 gola të shënuara dhe 56 të pranuara.
Mos rënie nga kategoria elitare atë sezon, bën që Real Madrid, së bashku me Athletico Bilbaon dhe Barcelonën të jenë klubet e vetme në Spanjë që nuk kanë përjetuar rënie nga La Liga./Lajmi.net/