​70-vjeçari vdes nga shembja e murit në Lezhë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tale të Lezhës, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga një pjesë e murit që dyshohet se u shemb. Shtetasi me iniciale P. Q. ndodhej duke punuar në banesën e tij kur një pjesë e murit dyshohet se është shembur aksidentalisht. Si pasojë…

Lajme

08/11/2026 16:47

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tale të Lezhës, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga një pjesë e murit që dyshohet se u shemb.

Shtetasi me iniciale P. Q. ndodhej duke punuar në banesën e tij kur një pjesë e murit dyshohet se është shembur aksidentalisht.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje, njofton policia, përcjell KosovaPress.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.