70 milionë funte plus Bale – Real Madrid synon Sterling

Real Madrid po synon shërbimet e Raheem Sterling.

Sport

04/11/2019 15:18

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka vënë synimin e tij tek asi i Manchester City, Sterling.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports’, ‘Los Blancos’ po përgatiten për një ofertë prej 70 milionë funteve + shërbimet e Gareth Bale, për anësorin e Manchester City, transmeton lajmi.net.

Madrilenët mund të lansojnë ofertën qysh në janar, me Perez që është në dieni se vlera e yllit anglez mund të rritet edhe më shumë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Përfaqësuesit e Sterling janë takuar me Jose Angel Sanchez për të diskutuar mbi një transferim të mundshëm më herët gjatë vitit, por një marrëveshje finale nuk u arrit kurrë. /Lajmi.net/