70 mijë euro haraç për qytetarin amerikan në Beograd (Video)

Policia e Beogradit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas kroat, të cilët nën kërcënimin e armës kërkonin 70 mijë euro nga një qytetar amerikan. 

Lajme

30/08/2014 00:08

Autoritetet e rendit në Beograd arrestuan dy shtetas të Kroacisë, Denis Paraq (36) dhe Dane Dopuzha (37) për shkak se po kërkonin t’i merrnin me dhunë 70 mijë euro nga një qytetar amerikan. 

Arrestimi ka ndodhur në një restorant të Beogradit kur ata erdhën të merrnin paratë nga viktima. 

Dyshohet se qytetarët kroatë vazhdimisht kishin kërcënuar viktimën, duke e thirrur edhe në telefon, ku i kërkonin para. (lajmi.net)