6 rubrikat e të dhënave që prindërit duhet ti ndryshojnë tek TikTok-u i fëmijëve
Si ti ndryshoni të dhënat personale e llogarisë në TikTok?
Auto & Tek
Aplikacioni TikTok tani është njëri ndër aplikacionet më të përdorura nga fëmijët, çdo ditë aplikohen sfida të reja që u zgjojnë kureshtjen fëmijëve, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net
Pas postimit të videove dhe fotografive të ndryshme të shoqëruara më muzikë, të dhënat që shkruhen në to duhet kontrolluar nga prindërit.

Si të rregulloni të dhënat në TikTok?
- Llogaria private
Hyni në Settings >Privacy dhe Safety dhe shikoni Discoverability në pjesën në fillim në fund mund të gjeni Private Account. Ndryshoni këtë!

- Mos lejo tjerët të ju gjejnë
Ju gjithashtu dëshironi ta ndalni pjesën e Allow Others To Find Me. TikToku ju rekomandon që të përmirësoni zhvillimin e ideve për të postuar video të ndryshme. Ndërroni këtë pjesë në të pa lejueshme që të ju gjej çdo kush.
- Mos lejoni bashkëveprime
Në Privacy dhe Safety > Safety në bashkëveprim me ju. Shumica e cilësimeve janë të gjitha si parazgjedhje, por mund të ndryshohen te Friends ose Off.

- Menaxhimi i kohës në ekran
Ju mund të kufizoni sasinë e kohës që një përdorues kalon në TikTok çdo ditë. Shkoni te Settings > Digital Wellbeing > Screen Time Management. Kjo do t’ju lejojë të përcaktoni afatet kohore (si “60 minuta”) pas së cilës pikë përdoruesi do të ndërpritet për pjesën tjetër të ditës.
- Mënyra e kufizuar
Ky është një nga cilësimet më të rëndësishme për çdo prind me një fëmijë që përdor TikTok. Modaliteti i kufizuar përpiqet të kufizojë përmbajtjen e papërshtatshme të moshës për tu paraqitur për fëmijë. Do ta gjeni në Settings > Digital Wellbeing > Screen Time Managemen.

- Mënyra e sigurt familjare
Kjo ju lejon që në llogarinë tuaj si “prindër” apo si “adoleshentë”, që të keni kontroll në llogarinë e fëmijës tuaj. Këtë mund ta gjeni në Settings > Digital Wellbeing > Family Safe Mode. /Lajmi.net/
