566 persona gjobiten për mosrespektim të Ligjit për koronavirus

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Lajme

05/10/2020 08:45

Pavarësisht se që nga 25 gushti ka hyrë në fuqi Ligji për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë, qytetarët vazhdojnë të mos e respektojnë këtë ligj, shkruan lajmi.net.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit në tërë vendin janë shqiptuar 566 tiketa për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19. /Lajmi.net/