5 vajza burgosen në Egjipt pasi bënë video vallëzimi në TikTok
Disa vajza të reja janë burgosur në Egjipt sepse bënë një video vallëzimi në TikTok.
Fun
5 vajza të cilat përdorën TikTok-un për të bërë video vallëzimi, janë burgosur për arsye të keqpërdorimit të mediave sociale, transmeton lajmi.net.
Vajzat të moshave 20, 22-vjeçare u bënë virale me videon e tyre në TikTok duke pozuar në vetura, me grim në fytyrë, vallëzime në kuzhinë, duke treguar gjëra interesante.

Njëra ndër to ishte akuzuar për videot e saj në TikTok që inkurajonte vajzat për të punuar me të që të fitonin para duke bërë video. Vajza tjetër inkurajonte vajzat e reja që të bëni seks online.

Ndër to ishte edhe njëra nga vajzat që publikoi foto dhe video në mediat sociale të cilat ishin të pamoralshme dhe fyese.
Kështu 5 vajzat u arrestuan për krime të ndryshme të cilat kishin një ndërlidhje mes vete duke i influencuar vajzat e reja në gjëra të ndryshme, por jo të duhura. /Lajmi.net/

