5 gjërat që çdo prind duhet të ndalojë së thëni fëmijëve

Mirëqenia psikologjike e fëmijëve është po aq e rëndësishme sa ajo fizike. për këtë arsye si prindër duhet të tregojmë shumë kujdes me frazat që përdorim me ta.

Lifestyle

09/07/2019 13:30

Ja çfarë duhet të ndalojmë së thëni në situata te caktuara, transmeton Gazeta Shneta.

Si prindër, ne përpiqemi maksimalisht të rrisim fëmijë të shëndetshëm fiziksht. I kushtojmë shumë rëndësi ushqyerjes, lojërave, stërvitjes etj. Por, po kaq i rëndësishëm është shëndeti psikologjik e mendor i fëmjëve.

Është shumë e rëndësishme që fëmijët të dinë të shprehin veten dhe këtu luan rol shumë të rëndësishëm çfarë i themi dhe çfarë nuk duhet t’u themi fëmijëve.

Nuk është ndonjë problem i madh. Ju mund të përpiqeni ta lehtësoni problemin e fëmijës suaj, por në të vërtetë ju po minimizoni emocionet e tyre. Në vend të kësaj, përpiquni t’i mësoni fëmijët si të përballojnë atë që i shqetëson.

Mjaft qave. Shumë të rritur ndihen në siklet nëse të tjerët i shikojnë duke qarë, pikërisht sepse janë mësuar në këtë mënyrë kur kanë qenë të vegjël. Por, në të kundërt e qara është një mënyrë për të shprehur emocionet.

Je fëmija më i mirë në të gjithë botën. Çdo fëmijë është i veçantë, por nuk duhet ta bëni të mendojë se është superior ndaj të tjerëve.

Çdo gjë do të jetë mirë. Në vend të kësaj, më mirë përpiquni t’i mësoni fëmijët si të sillen nëse ndodh diçka jo fort e mirë, sepse ju nuk mund të siguroni se gjithçka do të shkojë mirë.

Qetësohu. Askush nuk është qetësuar ndonjëherë vetëm se i kanë thënë të qetësohet. Mjafton të jeni pranë fëmijëve nëse kanë nevojë, derisa ata vetë të qetësohen.