Identifikohet shoferi i dyshuar i aksidentit me lëndime trupore në Prishtinë
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka njoftuar se ka identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një aksident trafiku me lëndime trupore, i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Aksidenti ndodhi më 23.12.2025, në rrugën “Ali Aliu Kelmendi” në Prishtinë, ku u përfshinë një automjet dhe një këmbësor. Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit…
Lajme
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka njoftuar se ka identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një aksident trafiku me lëndime trupore, i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ndodhi më 23.12.2025, në rrugën “Ali Aliu Kelmendi” në Prishtinë, ku u përfshinë një automjet dhe një këmbësor. Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, raporton lajmi.net
Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga njësiti i trafikut, personi i dyshuar është identifikuar dhe intervistuar. Kundrejt tij kanë filluar procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia apelon tek qytetarët për respektim të rregullave të trafikut dhe bashkëpunim me autoritetet për sigurimin e rendit dhe sigurisë në rrugë./Lajmi.net/