3-vjeçari puthë fotografinë në funeralin e nënës së tij që i vdiq në aksident për ta luftuar koronavirusin
Momenti kur një vogëlush nga Kina puthë portretin e nënës së tij, të vdekur nga koronavirusi, përgjatë funeralit, është kapur në kamera.
Fun
Nëna e fëmijës, një doktoreshë 26-vjeçare në fshat, vdiq në aksident trafiku derisa po shkonte për të kryer kontrolle shëndetësore për vendasit për të frenuar virusin, transmeton lajmi.net.
Ajo la pas dy djem të vegjël, të moshës tre dhe një vjeçare dhe burri i saj tha se ai nuk din si t’ua kumtojë fëmijëve lajmin tragjik.
Dhe kur djali ndoqi procesionin e varrimit të nënës së tij, ai i u kap duke puthur fotografinë e portretit të së ndjerës.
Doktoresha e ndjerë, e quajtur Chen Jian, punonte për klinikën e fshatit Cuntian në Qarkun Yiliang, Provinca Yunnan. /Lajmi.net/