3 plumba në kokë e në gjoks, zbardhen detaje nga vrasja e biznesmenit “Mondi Mëhalla”, në Elbasan

Biznesmeni Edmond Hyka apo siç ishte i njohur si “Mondi Mëhalla” që u vra mbrëmë në Elbasan raportohet se është qëlluar teksa ishte në automjetin e tij në dalje të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Ai dyshohet se është goditur nga 3 plumba, në kokë dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Siç…

Lajme

01/12/2025 09:41

Biznesmeni Edmond Hyka apo siç ishte i njohur si “Mondi Mëhalla” që u vra mbrëmë në Elbasan raportohet se është qëlluar teksa ishte në automjetin e tij në dalje të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Ai dyshohet se është goditur nga 3 plumba, në kokë dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Siç raporton A2 CNN-i besohet (ende pa u konfirmuar zyrtarisht) se plumbat janë shtënë nga një automjet tip “Audi” i zi, ndërkohë që biznesmeni në momentin e sulmit ka qenë në makinën e tij.

“Mëhalla” është pronar i një pompe karburanti dhe një kompanie taksish në Elbasan.

Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të krimit, nga të cilët momentalisht nuk ka asnjë gjurmë.