24 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, shkon në 201 numri i të infektuarve 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirus.

Lajme

26/03/2020 13:46

Sipas qyteteve, në Shkup janë paraqitur 15 raste, në Kumanovë 4, Dibër 2, Ohër 1, Shtip 1, dhe Tetovë 1. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë deri në ora 12:00 shkon në 201.

Sipas vendbanimeve, raste me Covid -19 deri më tani në vendin tonë janë regjistruar në: Shkup 123 Dibër 43, dy prej tyre kanë nderuar jetë Kumanovë 15, njëri ka ndërruar jetë Shtip 8 Veles 3 Ohër 3 Kavadar 2 Prilep 2 Gostivar 1 Tetovë 1.

Nga Klinika Infektive tashmë janë liruar dy pacientë të cilët në dy testet kontrolluese për Covid – 19 kanë rezultuar negativ. Pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak. Me këtë numri i personave të shëruar nga ky virus në vend arrin në 3 pacientë. Ndërkohë që po aq (3) kanë ndërruar jetë./Alsat