“21-vjeçarja” më e vjetër në botë, sapo iu është legalizuar pirja e alkoolit
Aktori i njohur, Ryan Reynolds, i ofroi pije alkoolike falas "21-vjeçares më të vjetër në botë" në ditën e ditëlindjes së saj.
Fun
Arlene Manko, e lindur më 29 shkurt të vitit 1936, e cila legalisht do duhej të kishte 84-vjeç, po kremton vetëm ditëlindjen e saj të 21-të.
Për nder të ditëlindjes së saj, ylli hollivudian ia mbushi gotën e parë me alkool gruas, transmeton lajmi.net.
“Unë isha ligjërisht pesë vjeç kur u martova,” thotë ajo. “Në moshën dhjetë vjeçare, kisha shtatë fëmijë”.
Daily Mail ka bërë të ditur se regjistrimi i saj në institucionet përkatëse ishte bërë në moshë të vonshme. /Lajmi.net/