21 goditje, asnjë gol

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho mbeti i befasuar nga dështimi i skuadrës së tij të shfrytëzojë dominimin derisa u mposhtën 1-0 nga Everton në Goodison Park. Gjiganti londinez humbi një mori rastesh, sidomos nga Samuel Eto’o dhe Andre Schurrle, ndërsa Steven Naismith realizoi me kokë atë që doli të jetë goli i vetëm i ndeshjes.…

Sport

15/09/2013 12:15

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho mbeti i befasuar nga dështimi i skuadrës së tij të shfrytëzojë dominimin derisa u mposhtën 1-0 nga Everton në Goodison Park.

Gjiganti londinez humbi një mori rastesh, sidomos nga Samuel Eto’o dhe Andre Schurrle, ndërsa Steven Naismith realizoi me kokë atë që doli të jetë goli i vetëm i ndeshjes.

Chelsea e sulmoi Everton për pjesën më të gjatë të 45 minutave të dyta por nuk arriti të mposhtë portierin Tim Howard. “Nuk e di nëse duhet të them se nuk e merituam humbjen, ose duhet të themi se e merituam atë”, deklaroi Mourinho për Sky Sports.

“Ne nuk e merituam të mposhtemi për shkak se ishim skuadër më e mirë, sepse ne luajtëm futboll më të mirë, sepse ne dominuam gjithë ndeshjen, sepse ne kishim 21 goditje, sepse ne rrezikuam gjithçka që patëm. Ndoshta, kur keni aq shumë raste dhe nuk i shfrytëzoni, duhet të them se e merituam humbjen”, u shpreh Special One.