200 milionë euro për Hekurudhat e Kosovës (Video)

Në 10 vjet shtet, Kosova ka arritur që të ndërtojë mbi 150 kilometra autostradë të cilat përfshihen në korridoret trans evropiane dhe në agjendën e ndërlidhshmërisë së Bashkimit Evropian.

Lajme

15/02/2018 21:16

Ministria e Financave (MF) ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për grantin lidhur me projektin për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Rehabilitimi  i kësaj hekurudhe do të ndodhë në tri faza dhe kostoja e këtij projekti kap vlerën 195,5 milionë euro.

Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, tha se me këtë projekt do të realizohet i tërë rindërtimi dhe rehabilitimi i korridorit hekurudhor.

Ndërsa, ministrja e Integrimit Evropian , Dhurata Hoxha, tha se linja 10 është pjesë e korridoreve më të rëndësishme hekurudhore evropiane

Qeveria e Kosovës me plan programin e saj deri në fund të vitit 2021 duhet të arrijë ndërtimin e korridoreve trans evropiane të përcaktuara në agjendën e ndërlidhshmërisë në sektorin rrugor dhe atë hekurudhor.

YouTube player