Arrestohet për bixhoz një polic në Shtërpcë – IPK jep detaje
Inspektorati i Policisë së Kosovës, ka njoftuar se sot, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kanë hetuar me masa të fshehta një simulim të korrupsionit. Një zyrtar policor është arrestuar në flagrancë nga Stacioni Policor në Shtërpcë, pasi dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje…
Lajme
Inspektorati i Policisë së Kosovës, ka njoftuar se sot, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kanë hetuar me masa të fshehta një simulim të korrupsionit.
Një zyrtar policor është arrestuar në flagrancë nga Stacioni Policor në Shtërpcë, pasi dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-Ferizaj i dyshuari Zyrtari Policor është dërguar në mbajtje për 48 orë lidhur me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, neni 294, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar IPK. /Lajmi.net/