20 vjeçarja padit mjekun që e solli në jetë, fiton miliona dollarë

“Pse më linde?” - Ndodh! 20-vjeçarja padit mjekun pse e solli në jetë, fiton dëmshpërblim miliona dollarë.

Fun

05/12/2021 16:04

Një vajzë 20-vjeçare ka fituar gjyqin ndaj mjekut që e solli në jetë, të cilin e paditi me pretendimin se ai nuk duhet ta kishte lindur.

Evie Toombes, e cila vuan nga sëmundja e rrallë spina bifida që prek foshnjet në fetus, paditi doktorin duke thënë se ai nuk i tha nënës së saj të merrte acid folik gjatë shtatzënisë.

Dhe tani ka fituar miliona dollarë dëmshpërblim. Për shkak të defektit në shtyllën kurrizore, Evie ndonjëherë kalon 24 orë e lidhur me tuba oksigjeni.

20-vjeçarja akuzoi mjekun Philip Mitchell se nuk këshilloi siç duhet nënës se saj kur ajo ishte shtatzënë.

Evie Toombes pretendoi se nëse Mitchell do t’i kishte thënë nënës së saj se kishte nevojë të merrte suplemente të acidit folik për të minimizuar rrezikun e sëmundjes spina bifida që prek fetusin, ajo do të kishte ndërprerë shtatzëninë.

Kjo do të thotë që Evie s’do kishte ardhur kurrë në jetë.

Avokatët e 20-vjeçares kanë thënë se shuma e saktë nuk është llogaritur, por shifra do jetë e madhe për të mbuluar koston e nevojave të saj të kujdesit gjatë gjithë jetës. /Lajmi.net/