Shuhet ëndrra, Kosova mbetet jashtë Botërorit 2026 pas humbjes nga Turqia
Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është zhvilluar ndeshja Kosovë-Turqi. Kjo ndeshje ishte “biletë” për njërin nga këto dy ekipe për të vazhduar rrugëtimin në Botërorin 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Turqia fitoi këtë ndeshje me rezultat 1:0, me golin e Akturkoglu, shkruan lajmi.net. Pavarësisht tentimeve të shumta…
Lajme
Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është zhvilluar ndeshja Kosovë-Turqi.
Kjo ndeshje ishte “biletë” për njërin nga këto dy ekipe për të vazhduar rrugëtimin në Botërorin 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Turqia fitoi këtë ndeshje me rezultat 1:0, me golin e Akturkoglu, shkruan lajmi.net.
Pavarësisht tentimeve të shumta të Kosovës, goli nuk arriti të hyj në portë për ti dhënë Kosovës atë që i duhej, biletën drejt Botërorit 2026.
Rruga deri këtu për Kosovën u bë për herë të parë, pasi u pranua në FIFA e UEFA në 2016-tën. Ata arritën në finale të play-offit pas fitorës me Sllovakinë në Bratisllavë me rezultat 4:3.