Shabani kërkon vazhdimin e protestës para Qeverisë: “Është shumë e arsyeshme” – thotë se presioni duhet të jetë te institucionet
Analistja Anita Shabani ka thënë se është e arsyeshme që protestuesit të vazhdojnë të mblidhen para objektit të Qeverisë së Kosovës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Shabani ka deklaruar se pas zhvillimeve të fundit, presioni duhet të drejtohet te institucionet e Kosovës, të cilat, sipas saj, kanë në…
Lajme
Analistja Anita Shabani ka thënë se është e arsyeshme që protestuesit të vazhdojnë të mblidhen para objektit të Qeverisë së Kosovës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Shabani ka deklaruar se pas zhvillimeve të fundit, presioni duhet të drejtohet te institucionet e Kosovës, të cilat, sipas saj, kanë në dorë hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren.
“Është shumë e arsyeshme që protestuesit të vazhdojnë me u mbledhë para objektit të Qeverisë. Është shumë e arsyeshme sepse tashmë presioni do duhej të ishte te institucionet tona, hapat që do t’i ndërmarrin dhe patjetër kjo revoltë qytetare do të duhej të fokusohej edhe te institucionet tona, të cilat i kanë në dorë hapat e mëtejshëm që do t’i bëjnë”, ka thënë Shabani. /Lajmi.net/