Rozana Radi befason me deklaratën e saj: Do ta kisha kënaqësi të jetoja me…

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka bërë një deklaratë të papritur në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli hapur për marrëdhënien me vjehrrën dhe bashkëjetesën me të. Gjatë bisedës, artistja u shpreh se jetesa me vjehrrën nuk është aspak negative, përkundrazi ajo do ta konsideronte si një përvojë të këndshme. “Unë mendoj që jetesa me…

ShowBiz

22/10/2025 22:46

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka bërë një deklaratë të papritur në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli hapur për marrëdhënien me vjehrrën dhe bashkëjetesën me të.

Gjatë bisedës, artistja u shpreh se jetesa me vjehrrën nuk është aspak negative, përkundrazi ajo do ta konsideronte si një përvojë të këndshme.

“Unë mendoj që jetesa me vjehrrën nuk është gjë e keqe, përkundrazi, unë për veten time do ta kisha për kënaqësi ta kisha vjehrrën në shtëpi”, tha Rozana.

Ajo tregoi se ky mendim vjen nga mënyra si është rritur, duke theksuar se nëna e saj ka jetuar për një kohë me prindërit e bashkëshortit, gjë që e ka ndihmuar të krijojë një qasje pozitive ndaj familjes së zgjeruar.

Deklarata e Rozanës ka ngjallur reagime në rrjet, pasi prek një temë shpesh të ndjeshme në shoqërinë shqiptare – bashkëjetesën me vjehrrën – por këtë herë në një këndvështrim të ngrohtë dhe plot respekt.