Qytetarët mblidhen te shtëpia e Jakup Krasniqit, në mesin e tyre edhe Çlirim Haziri

Disa qytetarë janë mbledhur te shtëpia e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Prishtinë. Në mesin e qytetarëve të pranishëm shihet edhe Çlirim Haziri, organizator i protestave “Jo në emrin tim”. Kjo ndodh në kohën kur Jakup Krasniqi ndodhet në Prishtinë, pasi Gjykata Speciale në Hagë i ka lejuar një vizitë humanitare për të qëndruar…

Lajme

18/11/2026 14:15

Disa qytetarë janë mbledhur te shtëpia e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Prishtinë.

Në mesin e qytetarëve të pranishëm shihet edhe Çlirim Haziri, organizator i protestave “Jo në emrin tim”.

Kjo ndodh në kohën kur Jakup Krasniqi ndodhet në Prishtinë, pasi Gjykata Speciale në Hagë i ka lejuar një vizitë humanitare për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi, e cila, sipas deklarimeve të Hysni Gucatit për lajmi.net, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. /Lajmi.net/