“Presidentja Vjosa Osmani ka qenë e njëanshme” – Bytyqi e AAK-së: Duhet ta kemi një president unifikues

Albana Bytyqi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka folur lidhur me buxhetin e Kosovës, por edhe për çështjen e presidentit të vendit. Ajo ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për njëanshmëri. “Presidentja Vjosa Osmani ka qenë e njëanshme”, ka thënë ajo. “Mendoj që duhet të jetë një kandidat nga opozita, edhe pse mund…

Lajme

16/02/2026 20:21

Albana Bytyqi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka folur lidhur me buxhetin e Kosovës, por edhe për çështjen e presidentit të vendit.

Ajo ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për njëanshmëri.

“Presidentja Vjosa Osmani ka qenë e njëanshme”, ka thënë ajo.

“Mendoj që duhet të jetë një kandidat nga opozita, edhe pse mund të jetë edhe nga pozita një kandidat i mirë, por aty tash politika e bën të vetën”, ka thënë Bytyqi në Dukagjin.