Pejë: Gjuajti me armë në drejtim të dy të tjerëve- I dyshuari në arrati

Gjatë ditës së djeshme, dy persona kanë njoftuar policinë se në drejtim të tyre ka shtënë me armë një i dyshuar, në veturën e tij. Sipas raportit të policisë, viktimat kanë treguar se kanë pasur një mosmarrëveshje të mëhershme me të dyshuarin, shkruan lajmi.net. Nga vetura e viktimave është sekuestruar një predhë, me të cilën…

Lajme

19/02/2024 09:00

Gjatë ditës së djeshme, dy persona kanë njoftuar policinë se në drejtim të tyre ka shtënë me armë një i dyshuar, në veturën e tij.

Sipas raportit të policisë, viktimat kanë treguar se kanë pasur një mosmarrëveshje të mëhershme me të dyshuarin, shkruan lajmi.net.

Nga vetura e viktimave është sekuestruar një predhë, me të cilën është qëlluar gjatë incidentit.

I dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është nën hetime.

Njoftimi i policisë:

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM- Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë  18.02.2024 – 22:05. Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar policinë, se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturë, nga një veturë tjetër në drejtim të tyre ka shtënë me pistoletë i dyshuari mashkull kosovar. Sipas viktimave rastit i ka paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme që kishin me të dyshuarin. Në veturën e viktimave është gjetur dhe sekuestruar një predhë e cila dyshohet se ka qëlluar veturën gjatë incidentit. I dyshuari gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime. /Lajmi.net/