Osmani për kandidaturën e Bekim Sejdiut: Kosova ka një emër për President që përfaqëson seriozitetin dhe integritetin

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar pasi LDK dhe VV janë marrë vesh që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i tyre për President. Ajo ka thënë se sot Kosova ka një emër për Presidentin e Republikës që përfaqëson seriozitetin, integritetin dhe vizionin që kërkon një përgjegjësi e tillë. “Një profesionist i dëshmuar, një njeri me…

Lajme

31/08/2026 14:01

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar pasi LDK dhe VV janë marrë vesh që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i tyre për President.

Ajo ka thënë se sot Kosova ka një emër për Presidentin e Republikës që përfaqëson seriozitetin, integritetin dhe vizionin që kërkon një përgjegjësi e tillë.

“Një profesionist i dëshmuar, një njeri me integritet dhe një figurë që e njeh nga afër shtetin, institucionet dhe sfidat e Kosovës. Për mua, ai është gjithashtu një bashkëpunëtor i dëshmuar, me të cilin kam pasur nderin të bashkëpunoj për 25 vite, përfshirë në kabinetin tim gjatë mandatit tim si Presidente, si dhe ta njoh nga afër përkushtimin, karakterin dhe përgjegjësinë e tij. Në fund, vendimi i takon përfaqësuesve të zgjedhur të Republikës dhe përgjegjësia për këtë vendim është historike. Ta bëjmë këtë zgjedhje duke menduar për Kosovën që duam të ndërtojmë, për interesin shtetëror, për stabilitetin institucional, për fuqizimin e aleancës euroatlantike e për demokracinë”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: