“Njëra nga veturat kaloi në shiritin e kundërt dhe përplasi automjetin” – Policia jep detaje nga aksidenti ku vdiq 26 vjeçarja në Leposaviq
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq. Në lidhje me këtë aksident, Policia e Kosovës, përmes një komunikate lëshuar për media ka thënë se kanë qenë të përfshira dy automjete civile, një me targa vendore dhe një me targa të huaja. Policia ka thënë se bazuar në hetimet fillestare,…
Lajme
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.
Në lidhje me këtë aksident, Policia e Kosovës, përmes një komunikate lëshuar për media ka thënë se kanë qenë të përfshira dy automjete civile, një me targa vendore dhe një me targa të huaja.
Policia ka thënë se bazuar në hetimet fillestare, njëra nga veturat dyshohet të ketë kaluar në shiritin e kundërt, duke u përplasur me automjetin që po vinte në kahje të kundërt.
“Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime: dy shoferët dhe tre pasagjerë. Fatkeqësisht, njëra nga pasagjeret, i identifikuar me inicialet V. M. (1999), ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Mitrovicës Veri, rreth orës 20:30 trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e mëtejshme ligjore. Njësitë kompetente policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në vendngjarje dhe hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin tejkalimet e rrezikshme, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. Çdo pakujdesi në trafik mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, ka thënë Policia e Kosovës. /Lajmi.net/