Ndodh edhe kjo, Goztepe vs Altay në Turqi ndërpritet nga tifozi që sulmoi portierin me flamurin e rivënies nga këndi

Një ndeshje mes Goztepe dhe Altay në divizionin e parë turk është pezulluar pasi një tifoz sulmoi portierin Ozan Evrim Ozenc me flamurin e rivënies nga këndi. Incidenti tronditës ndodhi brenda stadiumit ‘Gursel Aksel’ me kapacitet 25,000 në Uckuyular të dielën në mbrëmje, kur një tifoz i Goztepe vrapoi në fushë dhe mori flamurin e…

Sport

28/11/2022 09:26

Një ndeshje mes Goztepe dhe Altay në divizionin e parë turk është pezulluar pasi një tifoz sulmoi portierin Ozan Evrim Ozenc me flamurin e rivënies nga këndi.

Incidenti tronditës ndodhi brenda stadiumit ‘Gursel Aksel’ me kapacitet 25,000 në Uckuyular të dielën në mbrëmje, kur një tifoz i Goztepe vrapoi në fushë dhe mori flamurin e rivënies nga këndi.

Më pas ai vrapoi drejt Ozencit përpara se ta godiste në shpinë me forcë.

Portieri 29 vjeçar, i cili u godit dy herë nga objekti, u largua me pengesa pasi tifozi u përplas në tokë nga lojtarët dhe sigurimi.

Ozenc u desh të dërgohej në spital pasi pësoi një plagë katër centimetra në kokë, ai dyshohet se ka qenë i vetëdijshëm pas ngjarjes.

‘CCN’ raporton se fishekzjarre u qëlluan ndaj tifozëve të Goztepe nga tribuna e Altay pas 19 minutash lojë. Si pasojë disa tifozë janë lënduar.

Ambulancat kanë vazhduar të hyjnë në fushën e lojës dhe pikërisht në këtë moment portieri Ozenc është goditur nga flamuri i këndit.

Burri i përfshirë mësohet se është arrestuar nga policia e stadiumit./Lajmi.net/