‘Marca’ konfirmon qëndrimin e francezit: Benzema ‘Se queda’

Karim Benzema nuk do të largohet nga Real Madridi këtë vit. Sulmuesi francez ka kontratë me gjigantin spanjoll deri në qershor të këtij viti, por nuk do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’. ‘Topi i Artë’ ka qenë i lidhur me një transferim stratosferikë në Arabinë Saudite, megjithatë këtë verë nuk do të ndodhë. Madje ishte…

Sport

01/06/2023 21:42

Karim Benzema nuk do të largohet nga Real Madridi këtë vit.

Sulmuesi francez ka kontratë me gjigantin spanjoll deri në qershor të këtij viti, por nuk do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

‘Topi i Artë’ ka qenë i lidhur me një transferim stratosferikë në Arabinë Saudite, megjithatë këtë verë nuk do të ndodhë.

Madje ishte vetë lojtari që në njëfarë mënyrë mohoi lajmet e tilla, duke thënë që realiteti është ndryshe, interneti shkruan ndryshe.

“Qëndro apo largohem nga Real Madrid? Për momentin jam këtu… kemi një ndeshje të shtunën”.

“Flisni me tifozët e Madridit? Flisni për çfarë? Pse të flas për të ardhmen nëse jam në Madrid…”. “Kush po flet është interneti, dhe realiteti JO interneti”, ishin fjalët e francezit në ceremoninë e ‘Marca Leyenda’.

Tashmë është ‘Marca’ që konfirmon qëndrimin e Benzemas në Real Madrid.

Sipas të përditshmes spanjolle francezi nuk do të largohet këtë verë nga klubi i jetës së tij dhe falënderon sauditët për interesimin e tyre./Lajmi.net/