Incident i pazakontë në Prishtinë: Shtetasja e huaj lëndon një person me gurë dhe hyn me thikë në banesë

Një grua, shtetase e huaj, është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka hedhur gurë nga ballkoni i banesës së saj në drejtim të ballkonit të një burri, po ashtu shtetas i huaj, duke e lënduar atë në këmbë. Rasti ka ndodhur më 3 tetor rreth orës 03:00, ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së…

Lajme

04/10/2026 08:42

Një grua, shtetase e huaj, është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka hedhur gurë nga ballkoni i banesës së saj në drejtim të ballkonit të një burri, po ashtu shtetas i huaj, duke e lënduar atë në këmbë.

Rasti ka ndodhur më 3 tetor rreth orës 03:00, ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e dyshuara më pas ka thyer me thikë xhamin e derës së terasës dhe ka hyrë brenda.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj për shkak se nga ballkoni i banesës në të cilën ka qenë duke qëndruar, me gurë kishte gjuajtur në ballkonin e viktimës mashkull shtetas i huaj dhe si pasojë viktima kishte pësuar lëndime në këmbë”, thuhet në raport.

Sipas Policisë, e dyshuara kishte qenë agresive dhe paraqiste rrezik për njësinë policore që po intervenonte në banesë.

“E dyshuara kishte qenë agresive dhe me një mjet të mprehtë – thikë kishte thyer xhamin e derës së terasës dhe kishte hyrë brenda duke paraqit rrezik për njësinë policor që të intervenoj brenda në banesë”, thuhet tutje.

Me urdhër të prokurorit, njësiti relevant ka hapur me forcë derën e banesës ku ndodhej e dyshuara. Nga ajo është konfiskuar thika, ndërsa më pas është sjellë në stacion policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/