I riu që humbi jetën sot në aksidentin me motoçikletë ishte mjek

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një person ka gjetur vdekjen. Siç mëson Gazeta Sinjali bëhet fjalë për të riun Andi Murati nga Peja, i cili sipas miqve ka qenë i apasionuar pas motoçikletave. Murati me profesion ka qenë mjek. Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha,…

Lajme

13/10/2024 18:55

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një person ka gjetur vdekjen.

Siç mëson Gazeta Sinjali bëhet fjalë për të riun Andi Murati nga Peja, i cili sipas miqve ka qenë i apasionuar pas motoçikletave.

Murati me profesion ka qenë mjek.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, teksa shtoi se ishte një vetaksident me motor.

“Me datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në Autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetëaksident trafiku me Motor”.

“Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dalë ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha në një përgjigje me shkrim.

Fotografia e tij: