“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe” – Fatos Geci eskaloi plotësisht në seancën e djeshme, e ofendon edhe Vlora Çitakun

Deputeti i VV-së, Fatos Geci ditën e djeshme ka eskaluar në secilin prej reagimeve të tij gjatë seancës së jashtëzakonshme që është mbajtur dje për çmimin e rrymës. Ai në fjalën e tij në Kuvend, ka kërkuar që Hashim Thaçi në Hagë të dënohet me burgim të përjetshëm. “Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës…

Lajme

22/04/2026 13:45

Deputeti i VV-së, Fatos Geci ditën e djeshme ka eskaluar në secilin prej reagimeve të tij gjatë seancës së jashtëzakonshme që është mbajtur dje për çmimin e rrymës.

Ai në fjalën e tij në Kuvend, ka kërkuar që Hashim Thaçi në Hagë të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, ka thënë Geci.

Por, ai nuk e la me kaq.

Derisa deputetja e PDK-së Vlora Çitaku në foltoren e Kuvendit po e kritikonte Gecin për këtë deklaratë skandaloze dhe po kërkonte që VV të distancohej, Geci zgjodhi të merrej e të ofendonte atë.

Ai u mor edhe me jetën private të saj, shkruan lajmi.net.

“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, dëgjohet duke i thënë deputetes Çitakut.

Geci përveç këtyre dy deklaratave të tij, derisa po zhvillohej seanca dje përmes një postimi në Facebook i kishte quajtur opozitën të sëmurë mendor.

“Ajo që po bën opozita është vetëvrasjeje e tyre politike. Ëndrrat e tyre të sëmura për t’u rikthyer në pushtet më bëjnë të dyshoj se kanë të bëjnë me probleme serioze mentale!”, ka shkruar ai në Facebook. /Lajmi.net/