Hoti kritikon kreun e LDK-së: Përgjegjësi për krizën politike ka edhe Abdixhiku
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, duke i cilësuar si të papërgjegjshme deklaratat e tij ndaj deputetëve që kanë qëndrime të ndryshme për situatën politike. Abdixhiku kishte deklaruar se “duket se ka apetitet të jashtëzakonshme për të shtyrë agjenda që s’janë të LDK-së”. Hoti, i pyetur për këto deklarata…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, duke i cilësuar si të papërgjegjshme deklaratat e tij ndaj deputetëve që kanë qëndrime të ndryshme për situatën politike.
Abdixhiku kishte deklaruar se “duket se ka apetitet të jashtëzakonshme për të shtyrë agjenda që s’janë të LDK-së”.
Hoti, i pyetur për këto deklarata në “Debat Plus”, tha se ato janë të papërgjegjshme.
“Besoj që janë deklarime të papërgjegjshme. Në këto deklarime është plotësisht i papërgjegjshëm”, tha Hoti.
Hoti foli edhe për përgjegjësinë për situatën politike në vend, duke thënë se faji kryesor është i Vetëvendosjes, por përgjegjësi ka edhe Abdixhiku bashkë me kolegët e tij.
Ndërkaq, Hoti tha se nëse LDK-ja merr vendim që ai ta dorëzojë mandatin, do ta bëjë këtë menjëherë.
“Nëse ma kërkon partia me vendim, e dorëzoj mandatin”, deklaroi Hoti.