Gërvalla uron Pecin pas zgjedhjes në krye të GUXO-s: E ardhmja iu takon atyre që guxojnë
Bashkëkryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla-Schwarz, ka uruar Faton Pecin pas zgjedhjes së tij në krye të kësaj partie. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gërvalla ka bërë të ditur se është mbajtur Kuvendi i Dytë i Rregullt Zgjedhor i Partisë GUXO, ku Peci është zgjedhur kryetar i ri. “Faton Peci, Kryetar i Partisë Guxo.…
Lajme
Bashkëkryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla-Schwarz, ka uruar Faton Pecin pas zgjedhjes së tij në krye të kësaj partie.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gërvalla ka bërë të ditur se është mbajtur Kuvendi i Dytë i Rregullt Zgjedhor i Partisë GUXO, ku Peci është zgjedhur kryetar i ri.
“Faton Peci, Kryetar i Partisë Guxo. E ardhmja iu takon atyre që guxojnë! Urime të gjithëve e na priftë e mbara!”, ka shkruar Gërvalla.
Zgjedhja e Pecit vjen pas mbajtjes së Kuvendit të Dytë të Rregullt Zgjedhor të Partisë GUXO. /Lajmi.net/