Gërmimet në Zubin Potok, Hamza: Serbia ende nuk ka dhënë llogari për krimet, po mban peng të vërtetën për të zhdukurit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar në lidhje me gërmimet për mbetje mortore që po bëhen sot në Zubin Potok pasi ka dyshime për një varrezë masive. Ai ka thënë se 27 vite pas, ne ende jetojmë me dhimbjen e pritjes dhe shpresën për të mësuar të vërtetën për mijëra qytetarë të zhdukur me…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar në lidhje me gërmimet për mbetje mortore që po bëhen sot në Zubin Potok pasi ka dyshime për një varrezë masive.
Ai ka thënë se 27 vite pas, ne ende jetojmë me dhimbjen e pritjes dhe shpresën për të mësuar të vërtetën për mijëra qytetarë të zhdukur me dhunë gjatë luftës, shkruan lajmi.net.
“Është e papranueshme që, ndërsa në Hagë po e presim përfundimin e procesit të padrejtë gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Serbia ende nuk ka dhënë llogari për krimet monstruoze të kryera mbi popullsinë tonë dhe vazhdon ta mbajë peng të vërtetën për mijëra të zhdukur”, ka shkruar Hamza.
Ai ka thënë se Kosova e ka paguar shtrenjtë çmimin e luftës.
“Edhe Mitrovica e ka përjetuar rëndë këtë dhimbje, me mbi 100 familje që ende presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre. Në mesin e tyre janë edhe familjet e 23 intelektualëve mitrovicas, njerëz të dijes dhe vlerave kombëtare, shumica prej të cilëve ishin miq shumë të afërt të mi, të cilët u panë për herë të fundit më 19 prill 1999 në fshatrat e Zubin Potokut. Një ditë kjo dhimbje do të marrë fund, por e vërteta duhet të dëgjohet dhe drejtësia duhet të vihet në vend”, ka shtuar Hamza.
Ai ka thënë se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari të vërtetën për çdo të zhdukur, drejtësi për çdo familje dhe përgjegjësi për çdo krim pasi sipas tij ky është detyrimi ynë moral, kombëtar dhe shtetëror. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: