Dardan Krasniqi i kthehet Faton Pecit: Hajni i të gjitha pushteteve – kur flitet për korrupsionin, sytë e opinionit drejtohen nga zoti Luci

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Dardan Krasniqi, ka publikuar një reagim të ashpër ndaj kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, duke e akuzuar për korrupsion dhe duke kërkuar llogaridhënie para drejtësisë. Në reagimin e tij, Krasniqi përdor gjuhë të ashpër ndaj Pecit, duke pretenduar se pushteti nuk mund ta mbrojë përgjithmonë nga përgjegjësia për…

Lajme

16/10/2026 18:03

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Dardan Krasniqi, ka publikuar një reagim të ashpër ndaj kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, duke e akuzuar për korrupsion dhe duke kërkuar llogaridhënie para drejtësisë.

Në reagimin e tij, Krasniqi përdor gjuhë të ashpër ndaj Pecit, duke pretenduar se pushteti nuk mund ta mbrojë përgjithmonë nga përgjegjësia për veprimet e tij, raporton lajmi.net

“Kur njeriun e zë frika nga llogaridhënia për veprat e veta të pista, shpesh i mbetet vetëm fyerja si mburojë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai gjithashtu ka përmendur korrupsionin dhe ka pretenduar se, sipas tij, opinioni publik e lidh këtë çështje me Faton Pecin. Megjithatë, në reagimin e publikuar nuk paraqiten prova konkrete që do t’i vërtetonin këto akuza.

Postimi i tij i plotë:

Kur njeriun e zë frika nga llogaridhënia për veprat e veta të pista, shpesh i mbetet vetëm fyerja si mburojë. Pushteti mund ta mbrojë për disa ditë, por jo përgjithmonë nga e vërteta dhe drejtësia. Që tashmë emrin e ke në listën e grilave! Kur flitet për korrupsionin, sytë e opinionit drejtohen nga zoti Luci. E dinë qytetari që nuk ja ka frikën një mbetje që ka shijuar krejt pushtetët! E dinë edhe pushteti që je hajn!
Përgjigjja nuk është gjuha fyese, por transparenca, faktet dhe përgjegjësia para ligjit që ke me u ulë shpejt!
Politikani i mbetjëve shtazore!
Të duhët një avokat i fortë nese tashmë pushteti nga shantazhi i numrave të listës së frikacakëve, nuk e pengon atë që është e shenuar nga e zeza në të bardhë! Një politikan i lodhtë është si një shtyllë e kalbur që mbahet në këmbë vetëm nga muri ku është mbështetur, sapo muri të shembet, zbulohet se vetë nuk ka pasur kurrë forcë të qëndrojë.
Për të tjerat jeta është e gjatë!
Qenefë!
Ku e kur duash edhe ne Sheshin Isa Boletini përballemi! Për me i treguar Isës çfarë mbetjesh na udhëheqin sheshët e patriotëve!
Unë edhe sonte fle i qetë, siç kam fjetur gjithë jetën, me ndërgjegjen e pastër. E ti nuk gjen qetësi, sepse koha po të mbaron, maskat po bien dhe edhe pushteti që të mbron po shteron.
Ndërgjegjja nuk blihet me pushtet, e as përgjegjësia nuk shmanget me fyerje!
As frikën e as konsideratën nuk ta kam pasha besën, krejt robët merre me vete me listë si me Serbi e bëjë luftën pa mu tremb çerpiku nga zyrtari qyqyn i të gjitha pushtetëve, hajni i mbetjëve shtazore!
Dashni qendresës❤️
HAJNAT NË BURG!/Lajmi.net/