Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, Osmani: Po e presim vendimin e Kushtetueses, VV kërkoi tre ndërsa PDK dy e aty është vetëm një vend
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur shkurtimisht për media në lidhje me dërgimin e saj në Gjykatë Kushtetuese të çështjes së emërimit të anëtarëve të KQZ-së. Ajo ka thënë se kjo ka ardhur pasi VV ka kërkuar tre anëtarë dhe janë emëruar dy, ndërsa PDK ka kërkuar dy anëtarë dhe është emëruar vetëm një.…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur shkurtimisht për media në lidhje me dërgimin e saj në Gjykatë Kushtetuese të çështjes së emërimit të anëtarëve të KQZ-së.
Ajo ka thënë se kjo ka ardhur pasi VV ka kërkuar tre anëtarë dhe janë emëruar dy, ndërsa PDK ka kërkuar dy anëtarë dhe është emëruar vetëm një.
“Meqenëse kjo çështje deri tani nuk është sqaruar nga Gjykata Kushtetuese, kam kërkuar ta sqaroj atë. Mirëpo ky rast është ngritur mbi një bazë tjetër ligjore jo mbi të njëjtën që është ngritur në rastet e mëparshme qoftë nga ish-Presidenti Thaçi qoftë nga ana ime, sepse kjo çështje ka qenë e paqartë për gjatë viteve për secilin president në fakt. Shpresoj që Gjykata ta sqaroj më në fund, në momentin që sqarohet vijohet me emërimet”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se kur është ngritur lënda mbi bazën e nenit 84, pika 9, Gjykata ka thënë se nuk mund të bëj sqarime shkaku i një standardi të ri, ndërsa tani ka thënë se rasti është ngritur mbi një bazë tjetër kushtetuese, neni 113 i Kushtetutës.
“Nuk është se vetëm një anëtar i PDK-së nuk është emëruar, edhe një i VV-së nuk shtë emëruar nëse i shohim propozimet e tyre. Meqenëse aty është vetëm një vend nuk i zë dy, duhet të presim”, ka thënë Osmani. /Lajmi.net/