Dy persona arrestohen në Prishtinë pasi kërcënuan një person dhe djalin e tij me vrasje
Një person në Prishtinë është kanosur me jetë, së bashku me djalin e tij, nga dy persona të dyshuar. Rasti është raportuar më 14 nëntor, rreth orës 18:14. Sipas raportit policor, dy të dyshuarit i kanë thënë viktimës se do ta vrasin atë dhe djalin e tij. “Dyshohet se viktima m/k është kanosur nga dy…
Lajme
Një person në Prishtinë është kanosur me jetë, së bashku me djalin e tij, nga dy persona të dyshuar.
Rasti është raportuar më 14 nëntor, rreth orës 18:14.
Sipas raportit policor, dy të dyshuarit i kanë thënë viktimës se do ta vrasin atë dhe djalin e tij.
“Dyshohet se viktima m/k është kanosur nga dy të dyshuar m/k të cilët i kanë thënë se do ta vrasin atë dhe djalin e tij”, thuhet në raport.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/