Prizren: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij, trupi dërgohet në obduksion

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, të shtunën pasdite. Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 14 nëntor, në orën 17:00. “Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima m/k”, thuhet në raportin policor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor,…

Lajme

15/11/2026 08:49

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, të shtunën pasdite.

Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 14 nëntor, në orën 17:00.

“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima m/k”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen.

“Me kërkesë të familjarëve trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, bëhet e ditur në raport.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/