Dënimi për ish-krerët në Hagë, Kabashi-Ramaj: Kanë qenë 24 orët më të rënda për kombin shqiptar
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj ka vlerësuar se 24 orët e fundit, janë ndër më të rëndat për kombin shqiptarë, pas vendimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Para mbledhjes së PDK-së, ajo tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe duhet…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj ka vlerësuar se 24 orët e fundit, janë ndër më të rëndat për kombin shqiptarë, pas vendimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Para mbledhjes së PDK-së, ajo tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe duhet të sigurohet që e gjithë bota ta njoh si të tillë.
“Kanë qenë 24 orët më të rënda për kombin shqiptarë, jo vetëm për Kosovën. Bashkëndjejmë me familjet e çlirimtarëve, me të gjithë qytetarët, me veteranët, me të gjithë djemtë e vajzat që kanë luftuar për çlirimin e vendit tonë. Kemi pasur luftë të drejtë dhe duhet të sigurohemi që bota mbarë të vazhdoj me mbajt të tillë”, tha ajo.